Sot Shqipëri - Skoci, tifozët miq atmosferë festive në Tiranë

17 Nëntor 2018, 16:53

Mbrëmjen e sotme në orën 20:45 Shqipëria do të përballet me Skocinë në stadiumin e Shkodrës në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Në kuadër të kësaj ndeshjëjë kanë mbërritur në Shqipëri rreth 2 mijë tifozë miq, të cilët kanë shëtitur edhe kryeqytetin shqiptar.

Fustanella, e cila është një uniformë tradicionale që skocezët veshin gjatë ceremonive zyrtare dhe ngjarjeve të tjera të veçanta, u ka tërhequr vëmendjen të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe gazetarja e "Shqiptarja.com", Fjola Graçi i ka fotografuar ditën e sotme në sheshin “Nënë Tereza”. Tifozët skocezë janë shprehur për gazetaren se janë mjaft të emocionuar që ndodhen në Shqipëri dhe u pëlqen shumë vendi ynë.

Të pyetur se çfarë mendojnë për Shqipërinë, njëri prej tyre u shpreh: Jam shumë i lumtur që ndodhem në Shqipëri. Është fantastike, e duam shumë!”