Statuti i ri PD-së/ Basha ftesë kritikëve: Bashkohuni me projektin tim

21 Prill 2018, 13:05 | Përditesimi i fundit: 2018-04-21 16:27:05

TIRANE-Kryetari i PD, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka folur për miratimin e statutit të ri të PD mbrëmjen e djeshme në një mbledhje të gjatë që u shoqërua me debate të forta. Statuti i ri u kundërshtua nga kritikët, të cilët deklaruan se Basha ‘blindohet’ duke mos sanksionuar largimin në rast të humbjes së zgjedhjeve. Por Basha ka një ftesë për të gjithë kritikët që t’i bashkohen projektit që sipas tij do të transformojë Shqipërinë.

Unë dua të vlerësoj forumet e partisë që besoj se do të vijojnë për të mishëruar në statutin e ri parimet e një partie transparente. Jam mirënjohës që u përfaqua platforma për kufizimin dhe transferimin e pushtetit duke forcuar vendimmarrjen në këshill dhe kuvend. Risia më e madhe është përfaqësia pa asnjë dilemë e parimit të konsultimit një anëtar një votë për seleksionimin e kandidaturave. Është rruga e duhur për Shqipërinë. Kritikët? Përsëris ftesën për cdo demokrat që të jetë pjesë e këtij projekti dhe parimet e së cilit do të transformojnë nesër Shqipërinë.