Stina teatrore 2017-2018 në Eksperimental mbyllet me komedinë “Presidentët”

26 Prill 2018, 19:34

Prezantimi i fundit për stinën teatrore 2017-2018 në Teatrin Eksperimental Kombëtar do të jetë komedia “Presidentët” me regjisoren gjermane Sabine Mitterecker. Eksperiencën me aktoret shqiptare regjisorja Mitterecker e cilëson produktive.

Gjuha e teatrit është një gjuhë universale. Pjesa është mjaft interesante, e fortë, ka një poezi brenda të gjithë pjesës dhe është një ushqim si themi ne për publikun e mirë.

Sabine Mitterecker, regjizore gjermane

Edhe aktoret e zgjedhura për të interpretuar në veprën “Presidentët” të autorit Werner Schawab, Adriana Tolka, Ermira Gjata dhe Eni Jani vlerësojnë bashkëpunimin me regjisoren gjermane më frytdhënëse.

Është një eksperiencë shumë e bukur që kam kaluar me zonjën Sabine, e cila ka punuar në mënyrë të përkushtuar jo vetëm me pasion, por edhe me profesionalizëm shumë të lartë.

Aktorja Ermira Gjata