Strazimiri: 534 drejtues të lartë të policisë pjesë e ish-Sigurimit, reagon Autoriteti: Procesi nuk është ndërprerë

20 Tetor 2018, 18:19

Pas akuzave të deputetit të PD-së, Gent Strazimiri, i cili ka deklaruar se  Vettingu në Policinë e Shtetit është ndërprerë pas verifikimit se 534 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit kanë patur lidhje me Sigurimin e Shtetit, një reagim ka ardhur edhe nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Në reagimin e tyre, Autoriteti për Informimim ka sqaruar se procedurat e vlerësimit janë kryer sipas cilësive profesionale të kandidatëve dhe rezultatet e verifikimit për çdo rast i janë komunikuar institucioneve përkatëse.

Autoriteti do të kryejë procesin e verifikimit të figurës së çdo punonjësi që i nënshtrohet kontrollit, konkretisht  nëse ka qenë person në ndjekje për spiunazh apo terrorizëm, anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit para vitit 1990, sipas ligjit për të drejtën e informimit me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit