“Të fala nga Zvërneci”, vlonjatët pastrojnë plazhin dhe i lenë qeset me plehra tek dera e Dritan Lelit

17 Korrik 2018, 14:58 | Përditesimi i fundit: 2018-07-17 22:15:42

Situata e ndotjes në plazhet e Vlorës edhe këtë vit, njësoj si sezonet e kaluara është e pandryshuar. Disa qytetarë nga Zvërneci kanë arritur deri aty sa ka vendosur dy thasë me mbeturina tek dera e bashkisë. Me mbishkrimin “Të fala nga Zvërneci”, qytetari i bën apel bashkisë Vlorë dhe kryebashkiakut Dritan Leli të ndërmarrin një aksion për pastrimin e këtij plazhi.

“Këto janë për kryetarin e bashkisë, i ka nga plazhet e Zvërneci, ka edhe 20 thashë të tjerë. Ju lutem thuajini që të vijë dhe t’i pastrojë, të dërgojë njerëz që të kujdesen. 

Në Zvërnec situata është alarmante. Thuaji që këto i solli një qytetar nga Vlora dhe një nga Kukësi. Është e tmerrshme, aty vijnë turistë nga e gjithë bota, sot kishim dy turistë nga francezë dhe ishin të tmerruar nga situata e mbeturinave.”-është shprehur qytetari që ka dorëzuar mbetjet tek dera e Bashkisë.