Tifozët skocezë 'ndezin' Shkodrën; Kërcejnë gjysëm të zhveshur 'Xhamadani Vija Vija'

17 Nëntor 2018, 18:12

Tifozët skocezë duket se janë të mobilizuar për të shijuar çdo moment gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri. Sot ata janë shpërngulur në Shkodër, aty ku do të luhet ndeshja e Nation League mes Kombëtares sonë dhe Skocisë.

Gjithsesi ashtu siç e treguan edhe vetë ata të premten, rezultati do të jetë në plan të dytë. Ashtu si në Tiranë, edhe në Shkodër skocezët fillimisht kanë eksploruar qytetin, ku shpesh herë janë hasur të shumtë në rrugë. 

Pothuajse asnjëri prej tyre nuk ka lënë pa provuar birrën tonë. Në tingujt e muzikës skoceze e shqiptare si dhe gjysëm të zhveshur, ata kanë sfiduar të ftohtin dhe kanë kërcyer për disa orë në stendat e ngritura enkas për ta. Këtë gjë e tregon më së miri edhe një video e realizuar në pedonalen e Shkodrës, ku tizofët skocezë së bashku me ato shqiptarë kërcejnë të entuziazmuar këngën "Xhamadani Vija Vija".