Tiranë, shpërthimi te çerdhja e Ali Demit, eksperti Ahmetaj: Bombola shpërtheu në orën 4 e 30 të mëngjesit

16 Gusht 2018, 11:42

Tiranë- Gjatë orëve të para të ditës së sotme, në magazinën e çerdhes nr. 14 në Tiranë, në lagjen “Ali Demi” ka shpërthyer gazi. "Shqiptarja.com" dhe "Report Tv" mësojnë se gazi ka rrjedhur nga një bombël gatimi dhe se në ambientet e magazinës ka pasur edhe flakë. Sakaq, eksperti i zjarrfikësve në vendngjarje Arjan Ahmetaj, është shprehur për ‘Report Tv’ se grupi hetimor ka nisur procedurat për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit.

Flakët kanë qënë në fazat fillestare dhe janë shuar në kohë. Çerdhja vazhdon normalisht aktivitetin. Ne po bashkëpunojmë me policinë për të arritur në konkluzionet e rënies së zjarrit. Nga shpërthimi është dëmtuar vetëm një pjesë e ndërtesës, pra ka ndodhur një shkëputje e murit.

Arjan Ahmetaj, ekspert i zjarrfikësve