Tiranë, zhvatnin pronarët e makinave te pika e kolaudimit, kapet inxhinieri dhe 3 sekserët

8 Qershor 2018, 13:44

nxhinieri i Pikës së Kolaudimit të Mjeteve në Fushë-Prezë dhe 3 agjentë Kompanish të Sigurimit të Mjeteve janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi akuzohen për korrupsion. Policia njofton se personat e arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kaluar mjete me mangësi teknike, duke ju marrë lekë pronarëve të këtyre mjeteve.

Në pranga ka rënë inxhinieri Albert Allushi dhe tre agjentët Arbër Cenuka, Gëzim Sorra e Haxhi Marqeshi, të cilët luanin rolin e sekserit midis pronarëve të mjeteve dhe inxhinierit.

Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kolaudimi 2”. Operacion me metoda speciale të hetimit nga Specialistët për Hetimin e Korrupsionit pranë D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Njësinë Taks Forcë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Arrestohet për veprimtari korruptive Inxhinieri i Pikës së Kolaudimit të Mjeteve në Fushë - Prezë, si dhe 3 Agjentë Kompanish të Sigurimit të Mjeteve, të cilët luanin rolin e sekserit.

Më datë 07.06.2019, Specialistët për Hetimin e Korrupsionit pranë D.V.P. Tiranë, pas një pune intesive një mujore me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Njësinë Taks Forcë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kolaudimi 2”, arrestuan për veprimtari korruptive shtetasit:

- Albert Allushi, 31 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë inxhinier pranë Pikës së Kolaudimit të mjeteve në Fushë - Prezë)

- Arbër Cenuka, 28 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë Agjent i një Kompanie Sigurimi Mjetesh )

- Gëzim Sorra, 29 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë Agjent i një Kompanie Sigurimi Mjetesh)

- Haxhi Marqeshi, 30 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë Agjent i një Kompanie Sigurimi Mjetesh)