Trafiku i kalndestinëve, momenti i arrestimit të kapos nga Hasi në Londër

21 Qershor 2018, 08:56

BRITANI-Policia ka arrestuar një trafikant shqiptar që drejtonte një grup kriminal që sipas autoriteteve ka dërguar qindra emigrantë të fshehur në kamionë frigoriferikë. Kreu i bandës është Alket Dauti, i cili është arrestuar nga policia britanike në Londër në një apartament pas një hetimi të gjatë.

Në momentin e arrestimit, sipas mediave britanike ai iu drejtua njërit prej oficerëve që kishin qenë të infiltruar me fjalët “Ty të mbaj mend shumë mirë”. Ndërsa kur po hipte në makinën e policisë, shqiptari iu drejtua gazetares “Shkruani mirë për mua, kapët fotografi të mira?” Banda ushtronte aktivitetin kriminal prej disa kohësh, ndërsa më parë janë arrestuar 10 persona të tjerë në Francë dhe në Spanjë.