Tragjedia/ Ceremonia shtetërore për viktimat e Genova-s, imami lutet për dy shqiptarët

18 Gusht 2018, 20:08

Genova-  43 të vdekur nga tragjedia e Genovës. Ceremonia shtetërore e homazheve dhe përcjelljes për në banesën e fundit të 18 viktimave të tragjedisë në Genova nisi që në orën 10:00 e përfundoi në orën 17:00. Mes viktimave ndodheshin edhe trupat e dy të rinjve shqiptarë Marjus Djerri 22- vjeç dhe Admir Bokrina 28 vjeç. Ndërsa Djerri do të prehet në Itali, trupi i Admirit do transportohet të hënën drejt Shqipërisë, për të pushuar përgjithmonë në tokën e tij.

Arkivolet e tyre siç duket edhe në fotot e shpërndara në mediat italiane janë mbuluar me flamurin kuq e zi. Në nder të tyre madje ka pasur edhe lutje nga një imam mysliman. Në ceremoni mungonin ministrat shqiptarë, si ai i Diasporës, Pandeli Majko ashtu edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Kujtojmë se shumica prej familjeve italiane e refuzuan ceremoninë shtetërore dhe i përcollën privatisht të afërmit e tyre një ditë më parë.