Trump për shqiptarët: Janë agresivë, nëse inatosen jemi në Luftën e Tretë Botërore

18 Korrik 2018, 22:10

Gjatë një intervistë për “Fox News”, presidenti i SHBA-ve foli edhe njëherë për qëndrimin e tij ndaj NATO-s. Trump i ka nisur drejt vetes meritat për fuqizimin e NATO-s dhe pavarësisht se kohën e fundit ka kritikuar këtë aleancë, ai është shprehur në frymë pozitive për të. Ndër të tjera në intervistën e tij, Trump ka folur edhe për ballkanasit, konkretisht Shqipërinë dhe Malin e Zi. 

NATO ka qenë e dobët mirëpo tani është e fuqishme përsëri (keq për Rusinë). Mediat vetëm raportojnë se unë isha i pasjellshëm me liderët, nuk përmendin kurrë hollësirat!

Donald Trump, president i SHBA-ve

I pyetur se pse amerikanët duhet të mbrojnë vende si Mali i Zi dhe Shqipëria, siç e kërkon rregullorja e NATO-s,  Trump është shprehur se nuk është dakort.

Pjesë nga Intervista e Trump:

Gazetari Tucker Carlson: Të qenit pjesë e NATO-s detyron të gjithë anëtarët të mbrojnë çdo pjesëtar tjetër nga sulmet. Për shembull, nëse sulmohet Mali i Zi që u anëtarësua vitin e kaluar, pse im bir duhet të shkojë në mbrojtje të këtij vendi?

Presidenti Trump: Unë e kuptoj çfarë po thua. Unë bëra të njëjtën pyetje, e di? Mali i Zi është një vend i vogël, me njerëz shumë të fortë.

Gazetari Tucker Carlson: Nuk jam kundër Malit  të Zi, po Shqipëria?

Presidenti Trump: Jo meqë ra fjala… janë njerëz shumë të fortë, janë njerëz shumë agresivë. Mund të nxehen dhe... Urime jemi në Luftën e Tretë botërore. E kuptoj këtë, por kështu është vendosur. Mor harro, unë erdha këtu pak më shumë se një vit më parë, por mora përsipër bisedën tre katër ditë më parë dhe thashë: “Duhet të paguani, Duhet të paguani”.