Turistët francezë 'bombardojnë' nusen shqiptare në Fier, i ndërpresin klipin e dasmës

24 Shtator 2018, 12:37

Parku arkeologjik i Apolonisë është një nga vendet më të bukur që ka Shqipëria dhe një nga vendet më të vizituar nga turistë të shumtë. Këta të fundit vijnë nga e gjithë bota për t’u njohur me veçoritë e këtij qyteti të lashtë që konsiderohet si një destinacionet më tërheqës.

Një grup turistësh francezë gjatë kohës që po vizitonin Muzeun e këtij qyteti antik, kanë lënë fotot që po bënin në ambjentet e muzeut dhe i kanë drejtuar kamerat dhe aparatet fotografike në shkallët e godinës së muzeut ku qëndronte një vajzë e veshur nuse. Kjo e fundit ishte bashkë me stafin e operatorëve të zgjedhur prej saj dhe po bënte klipin e dasmës. Pikërisht në këtë moment turistët filluan të filmonin nusen e cila qëndronte e shtrirë gjithë hijeshi bashkë me shoqërueset e saj në shkallët e dyta të godinës së muzeut.

Grupi i turistëve kanë zbritur nga shkallët, kanë takuar nusen, e kanë uruar dhe e kanë duartrokitur. Më pas ata janë larguar për të vijuar me guidën e këtij qyteti. Përveç bukurisë së këtij vendi, turistët francezë morën me vete edhe fytyrën e një nuseje shqiptare e cila preferoi këtë vend si një dekor për ditën më të lumtur të jetës së saj.

Vetëm gjatë këtyre dy muajve Korrik-Gusht, mbi rrënojat e këtij qyteti mbi 100 çifte kanë bërë videoklipet e tyre në qytetin e lashtë të Apollonisë.

    No videos found.