Tushemisht, festa e Teto Ollgës atraksion për turistët

22 Korrik 2018, 11:37

Për herë të parë në fshatin Tushemisht të Pogradecit u organizua festa e Teto Ollgës. Figura e njohur dhe shumë e dashur për njerëzit, u kthye në vecantinë e kësaj feste. Kjo festë u organizua pikërisht në fshatin e saj, atje ku është xhiruar edhe filmi “Zonja nga qyteti”. Ajo ka qënë e mbushur plot me aktivitete të ndryshme si pazar me punime artizanale, konkurs kulinarie, kinema verore etj. Të shumtë kanë qënë qytetarët që i janë bashkuar këtij aktiviteti, duke festuar së bashku me organizatorët e tij. Organizatorja Zana Sina thotë se projekti ka për qëllim afrimin e sa më shumë turistëve në zonën e Tushemishtit.