U dhunua për vdekje e u hodh nga makina, familjarët e të resë shqiptare: Iku në Itali me një djalë

13 Qershor 2018, 13:13 | Përditesimi i fundit: 2018-06-13 14:17:28

Familjarët e 20-vjeçares, Anxhela Meçani, shqiptares që u dhunua barbarisht deri në vdekje dhe u hodh nga dritarja e një makine në lëvizje në Itali, kanë reaguar për ngjarjen tragjike.

Familjarët e të resë kanë kërkuar ndihmën e shtetit për të sjellë trupin e vajzës në Shqipëri. Ata pohojnë se kanë tentuar të mbledhin lekët për të sjellë trupin e mbesës së tyre në vendlindje, por nuk ja kanë dalë.

Ata tregojnë se 20-vjeçarja Meçani kishte ikur në vendin fqinj me një djalë shqiptar. Ndërkohë, ditën e krimit mediat italiane raportuan ngjarjen e rëndë, duke thënë se dyshohet që shqiptarja të ketë qenë prostitutë.

Shqiptarja ndërroi jetë në spital, ku sipas mjekëve, viktima kishte dëmtime në organet e brendshme, si pasojë e hedhjes në rrugë nga makina, por jo vetëm, pasi në trup kishte shenja goditje.