U përdor për atentatin sot në Shkodër, gjendet e djegur motoçikleta

14 Nëntor 2018, 13:18 | Përditesimi i fundit: 2018-11-14 13:42:04

Shkodër- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Shkodër në lagjen "Partizani", në afërsi të zonës së njohur si Markata, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Report Tv ka mësuar se viktimë ka mbetur Fatos Ferracaku, 31 vjeç i cili është qëlluar me një plumb në kokë, ndërsa i plagosuri është Fatmir Mehaj. Viktima dhe i plagosur ishin të dy tregtarë peshku në tregun e Shkodrës. Autorët mësohet se kanë qenë dy persona me motor dhe skafandra, i cili ka ndaluar përpara shënjestrës dhe kanë ekzekutuar Ferracakun. Në vendngjarje janë gjetur 9 gëzhoja arme zjarri. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja se pak minuta pas ngjarjes, policia gjeti një motor të djegur në lagjen "Guerrile". Dyshohet se motori është përdorur nga autorët në ngjarjen kriminale. Besohet se shënjestra e këtij atentati ka qenë Fatos Ferracaku, ndërsa ngjarja ka tronditur qytetin në një orë kur fluksi i lëvizjeve është i lartë. Shqiptarja.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.