Veri-Jug/ Bajana Çeveli dhe “Shtëpia e duarve të arta”, Tushemisht – Pogradec

24 Shtator 2018, 18:51 | Përditesimi i fundit: 2018-09-24 18:52:16

Bajana është një qytetare nga Durrësi, me profesion punonjëse sociale, që ja ka kushtuar 10 vjetët e fundit të jetës, punës dhe bashkëpunimit me dhjetra gra artizane në fshatin Tushemisht.

Prej vitesh, ajo ka hapur një bujtinë mikpritëse, ku ka ekspozuar mijëra objekte dhe veshje popullore, punuar me grep, me shtizë dhe në tezgjah, të cilat më pas i drejtohen tregut të turistëve më së shumti.

Përveç punimeve, ajo ka ndërtuar në bujtinë edhe një kuzhinë të vogël për të mikpritur vendas dhe të huaj që vijnë në fshatin e Teto Ollgës, me gatesa të traditës së zonës: peshk tavë koran, belushkë, mish keci në furrë, lakror të pjekur në saç, piperka të mbushura, gliko dhe lëngje frutash nga ato të kopshteve të bujtinave në Tushemisht, etj. Ndiqni në video reportazhin e gazetarit Agim Pipa.