Video ekskluzive/ Operacioni anti-drogë në Tiranë, dy agjentë presin tek hyrja e pallatit, arrestohen dy tropojanët

15 Nëntor 2018, 20:45

Report Tv siguron një video ekskluzive gjatë një operacioni nga njësia antidrogë në Tiranë. Dy agjentët e antidrogës presin në hyrje të një pallati ardhjen e dy të rinjve të skeduar si shitës droge në këtë zonë.

Ndërkohë që neutralizohet i riu i pare, të tjerë agjentë kryejnë arrestimin e personit të dytë.

Të dy të rinjve i janë kapur 30 gramë drogë e llojit kokainë, një armë zastava, dhe një detonator eksplozivi. Gjithashtu, policia ka sekuestruar disa telefona, një sasi parash dhe një armë. 

Burime policore i thanë Report Tv se dy të arrestuarit me inicialet E.D dhe E.D janë me origjinë nga Tropoja.

Njëri nga dy të arrestuarit është personazh i njohur për policinë pasi në vitin 2006 kundërshtoi uniformat blu, për ta ndaluar e si pasojë përplasi me makinë një agjent të antidrogës.

Pak kohë më parë u arrestua një tjetër person i këtij grupi i quajtuar Retion Driza nga Gramshi të cilit iu gjetën 6 doza kokainë.