Vrau 2 persona, Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar dënimin me burg të përjetshëm për shtetasin Miklovan Parubi

23 Prill 2018, 19:20

Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar dënimin me burg të përjetshëm për shtetasin Miklovan Parubi, i cili është autori i një vrasjeje të dyfishtë në qytetin verior. Bëhet fjalë për masakrën e ndodhur në tetor të vitit 2016, ku 33-vjeçari Miklovan Parubi vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë.
Gjithashtu, organi i Akuzës ka kërkuar dënimin me 20 vite burg për bashkëpunëtorin e Parubit, Marçel Shpijatin, i cili akuzohet se ka ndihmuar 33-vjeçarin në sigurimin e armës së zjarrit dhe të largimit nga vendi i ngjarjes.