Prezantohet projekti, ja si do të transformohet Piramida

16 Maj 2018, 13:59 | Përditesimi i fundit: 2018-05-16 15:57:00

TIRANE-Kryeministri Edi Rama është shfaqur në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj në prezantimin e projektit për Piramidën.  Sipas projektit të prezantuar Piramida e Tiranës do të kthehet në një qendër inovacioni e teknologjie për të rinjtë.

Kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj u shpreh se ky është një projekt i cili do ndryshojë rrënjësisht godinën aktuale. Ndërsa Rama u shpreh se kjo ishte ëndrra e tij e vjetër që në kohën që drejtonte bashkinë e Tiranës, ndërsa tashmë po bëhet realitet.

Dua të falenderoj ata që mundësuan ardhjen deri këtu të këtij projekti, pasi bëhet fjalë për ëndrrën time të vjetër kur isha kryetar i bashkisë. Besoj që projekti ka arritur të zgjidhë një pikë kyçe të sfidës që gjatë gjithë kësaj kohe nuk zgjidhi midis rilindjes së kësaj godine dhe funksionit të saj. Me Erionin kemi diskutuar që kur mori Tiranën për ta zgjuar nga gjumi. Dhe është e vërtetë erdhëm tek pika që kjo godinë duhet të shkonte për fëmijët dhe të rinjtë të rinj. Përsëri aty kemi pasur dilemën, pasi Erioni kërkonte një rrugë për ta kthyer në një qendër për këtë pjesën e të rinjve trendy të Tiranës, ndërsa unë thoja fëmijët, fëmijët, fëmijët, një ditë Erioni më telefoni, i ekzaltuar, njëlloj sikur telefonon për një pusetë apo projekte të tjera, më tha ' E gjetëm lal'.