Alba Malltezi

Jam gazetare prej vitit 1994. Shkrimet e mia të para ishin për kulturën në redaksinë e "Gazeta Shqiptare", më pas kam qenë mes drejtuesve të Balkanweb dhe News24 . Nga 2011 deri më sot jam në bordin e grupit editorial të Report TV dhe Shqiptarja.com. Rubrika "Periferi" është një nga blogët e parë në shtypin e shkruar shqiptar, nisur që në vitin 2000 si një ide e trajtimit të temave të konsideruara "periferike" në të përditshmen tonë, me shpresën dhe dëshirën që cilido e lexon dhe e klikon, ta bëjë, sepse "periferike" nuk konsideron asnjë detaj të vogël të jetës sonë.

  • Mentalitet i korruptuar dhe sulmi ndaj mollëve

    Prodhimet shqiptare kishin zbukuruar sheshin "Nënë Tereza" sot, e për herë të parë m'u duk sikur po shtohen përherë e më shumë, duke mbushur veç...

  • Brishtësia e fortë e Robert Aliajt

    Bën mirë mami im që mban Tv ndezur, ndërkohë që në shtëpi bëhen 100 punë. Ndërsa prisja Karlotën të kthehej nga shkolla, 

  • Tirana, ose çlirimi i çlirimeve

    Eshtë gjë e mirë që po bëjmë përpjekje të vlerësojmë njëri-tjetrin, në radhë të parë, si njerëz të punës dhe se ngjyrat partiake kanë nisur të...

  • Borxhi që u kemi fëmijëve me diabet

    Shoqëria moderne u ka shumë borxhe fëmijëve me diabet. Në botë fillimisht, por së fundmi dhe në Shqipëri. 

  • Helmi i ëmbël i "fake news"

    Jemi të bombaruar tërë kohën nga lajmet e rreme. Zakonisht si subjekt kanë një emër të njohur. Të preferuar janë personazhe publikë të politikës,...

  • Disa shqiptarë po "fluturojnë" në male

    Në fillim ishin shumë pak, por vit pas viti shqiptarët që bëhen njësh me natyrën, sa vijnë e shtohen.

  • Je gjeni? Universi do ta kuptonte

    Katundi i vogël, ka festa të mëdha, thonë të moçmit, të cilët, gjithashtu na kanë treguar se sa më i vogël është Universi brenda 

  • Përvetësimi i fatkeqësive

    Kushdo vjen në Shqipëri percepton një energji vitale të rrallë. Të rinj, njerëz me sy që i shndrisin plot ëndrra 

  • Shteti është Seriozitet

    Sa trishtim të shohësh në 25 vite liri nga diktatura, diletantizmin e njerëzve të Shtetit që do të duhet të vigjëlojnë mbi keqbërësit e radhës, që...

  • Të flak në rrugë!

    Nuk di nëse mund të tregohet më mirë se në skenën që pashë mbrëmë në emisionin e Denis Mingës në ReportTV, situata e Shtetit dhe politikës, në 25...