Ambasada e SHBA në Tiranë ka zbuluar detaje nga goditja e grupit të falsifikatorëve të vizave. "Dje, operacioni “Crystal Eagle” (Shqiponja e Kristaltë) u ekzekutua në 6 qytete të ndryshme në të gjithë Shqipërinë dhe çoi në 22 arrestime. Operacioni, një rekord për Shqipërinë, zbuloi dhe arrestoi të gjithë personat e shënjestruar brenda 17 minutave. "Crystal Eagle" ishte një sukses i plotë falë mbështetjes së oficerëve të përkushtuar të Policisë së Shtetit Shqiptar, sidomos atyre të "Njësisë Speciale të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Shërbimit Diplomatik të Sigurisë “Mburoja e Përbashkët”, një njësi policore kushtuar punës së çështjeve të përbashkëta penale mids SHBA-së dhe Shqipërisë. Agjentët e Shërbimit Diplomatik të Sigurisë nga Ambasada e ShBA udhëhoqën përpjekjet operacionale të afro 300 oficerëve të policisë për të shënjestruar një laborator falsifikimi dokumentesh. Gjatë operacionit u konfiskuan armë automatike, drogë, dokumente të falsifikuara, kompjutera, automjete dhe para. Shumica e 22 të arrestuarve mund të përballen me 6 deri në 14 vjet burg. Ky është përfundimi i suksesshëm i një hetimi që filloi në vitin 2018 dhe Ambasada e ShBA falënderon partnerët tanë në udhëheqjen e Policia e Shtetit Shqiptar për ndihmën e tyre" shkruan ambasada.
10 mijë euro në SHBA, ambasada: 22 trafikantët u zbuluan dhe arrestuan për 17 minuta
Sekuestrimi gjate aksionit policor
1 / 4
Foto nga arrestimi
2 / 4
Foto nga arrestimi
3 / 4
Foto nga arrestimi
4 / 4Fotogaleri të tjera
-
Protestë aspak kombëtare, pjesëmarrje e ulët në bulevard! Molotovë drejt Kryeministrisë
-
Qindra policë zbarkojnë pranë Kryeministrisë për shkak të protestës së Partisë Demokratike
-
Altin Dumani i dorëzon 'stafetën' Klodian Brahos, kryeprokurori: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, falënderime për paraardhësit
-
Persona të paidentifikuar çajnë me thikë gomat e 10 automjeteve, policia nis hetimet
-
Kuvendi 1 orë 'arenë' përleshjeje, deputetët e PD zaptojnë karriget e ministrave dhe përplasen me Gardën
-
SHBA/ Trump vendos pllaka me shkrime fyese për ish-presidentët në Shtëpinë e Bardhë: Biden i përgjumur dhe presidenti më i keq në histori! Obama, përçarës
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel
-
Samiti në Bruksel/ Kryeministri Rama pritet nga Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa
-
Bashkia Klos vizitë zyrtare në Komunën e Loano, Liguria: Shkëmbim dhe harmonizim eksperiencash për përafrim me standardet europiane
-
Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë–Maqellarë, shoferi i ‘Audit’ transportohet në spital në gjendje të rëndë
-
Spiropali nis vizitën në Greqi, pritet nga Presidenti grek: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE! Do takohet edhe me homologun grek
