11-vjetori i parkut 'Shebenik-Jabllanicë'

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi

1 / 9

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi

2 / 9

Parku Kombëtar 'Shebenik-Jabllanicë'

3 / 9

Foto nga eventi

4 / 9

Foto nga eventi

5 / 9

Foto nga eventi

6 / 9

Foto nga eventi

7 / 9

Parku Kombëtar 'Shebenik-Jabllanicë'

8 / 9

Parku Kombëtar 'Shebenik-Jabllanicë'

9 / 9
26 Maj 2019, 14:05

Me rastin e 11-vjetorit të parkut “Shebenikë-Jabllanicë”, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe Kryetari i Bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra u bënë bashkë në festën lokale të organizuar nga drejtoria e Zonave të Mbrojtura.

Kjo është një nga 300 festat që ministria e Mjedisit dhe Turizmit po organizon në të gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug, me qëllim promovimin e zonave turistike, të produkteve lokale dhe gjallërimin e jetës së komuniteteve rurale.

Sipas Blendi Klosit, 11-vjetori i parkut është një histori suksesi dhe se në 2018-n parku u vizitua nga 28 mijë vizitorë.

Deputeti Balla vlerësoi vlerat e parkut, duke e konsideruar këtë ditëlindje të 11-ë edhe fillimin e një historie të re. 

“Do ta quaja këtë 11-vjetor, fillimin e një historie të re për parkun Shebenikë-Jabllanicë, që është jo vetëm një nga zonat më të mirë konservuara në Shqipëri, por ka edhe një biodiversitet dhe faunë shumë të pasur, duke e bërë këtë zonë shumë të kërkuar për turizmin malor”, tha Balla. 

Duke iu referuar shifrave zyrtare, ministri Klosi theksoi se ky park është nga më të vizituarit në Shqipëri, megjithatë sipas tij, numri duhet të shumëfishohet nga ky vit dhe në vijim. 

“28 mijë kanë qenë vitin e kaluar, duhet ta shtojmë shumë më shumë këtë numër, jemi shumë afër Tiranës dhe nuk kemi pse të mos jemi një paketë e vërtetë duke shfrytëzuar të gjitha pasuritë natyrore të kësaj zone. Prandaj kryetari i bashkisë, deputeti i zonës kanë një plan të qartë, së bashku me AKZM do të menaxhojmë ashtu sic duhet parkun t’ia ofrojmë natyrën e bukur turizmit”, u shpreh ministri Klosi. 

Për kryetarin e Bashkisë Librazhd, merita për mirëadministrimin e parkut është e ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit

“Ne si bashki kemi gjetur tek ministria e Mjedisit dhe Zonat e mbrojtura një partner i cili ka ridimensionuar politikat e saj duke u fokusuar në terren. Parku i shebenikut përveç se është një nga parqet më të mëdhenj të shqipërisë, është edhe nga më të bukurit sepse ka bashkuar mrekullit e natyrës me njerëz të jashtëzakonshëm”, tha Gurra.