17 vepra pikture të Leonardo Da Vinci-t ekspozohen në Tiranë

Një nga veprat imitime të Leonardo Da Vinci

1 / 14

Një nga veprat imitime të Leonardo Da Vinci

2 / 14

Një nga veprat imitime të Leonardo Da Vinci

3 / 14

Një nga veprat imitime të Leonardo Da Vinci

4 / 14

Një nga veprat imitime të Leonardo Da Vinci

5 / 14

Një nga veprat imitime të Leonardo Da Vinci

6 / 14

Vepra imitime të Leonardo Da Vinci

7 / 14
8 / 14

Një nga veprat imitime të Leonardo Da Vinci

9 / 14
10 / 14

Një nga veprat imitime të Leonardo Da Vinci

11 / 14
12 / 14
13 / 14

Një nga veprat imitime të Leonardo Da Vinci

14 / 14
20 Korrik 2019, 16:27

Një herë në jetë, çdo artdashës duhet që të vizitojë “Darkën e fundit” të Leonardo Da Vinçit. Vepra madhështore e artistit, ndonëse ka qenë përherë më e vizituara në Itali, e konsideruar edhe si një ndër ikonat më të rëndësishme të Rilindjes Italiane, vazhdon ende që të mahnitë këdo që e sheh me madhështinë e saj. Por, përkrah “Darkës së fundit” në Muzeun Historik Kombëtar vizitorët në kryeqytetin Shqiptar do të mund të shikojnë riprodhimet  e 17 veprave të njohura të Leonardo Da Vinci-t, ku mes tyre Xhiokonda (Mona Lisa), Gruaja me fëmijë, Gruaja me qengj, Virgjëresha e shkëmbinjve edhe shumë të tjera, që vijnë në nderim të 500-vjetorit të piktorit italian. Për kamerën e “Report TV” organizatorët e kësaj ekspozite, rrëfejnë rëndësinë e saj.

 “Është një ekspozitë që ka një vlerë edukative, dhe le të themi edhe estetike e vizuale shumë të fortë. Sepse është shumë e vështirë të arrish t’i shohësh të gjitha veprat e e Leonardos së bashku, pasi ato janë të shpërndara në 17 muze të ndryshëm. Kështu që zgjedhja për të ardhur në Tiranë dhe për të sjellë veprën e plotë  ka të bëjë edhe me këtë që t’i japim mundësinë publikut shumë të vëmendshëm shqiptar që të mund t’i shikojë nga afër, sepse është kjo e bukura e kësaj ekspozite. Që t’i mund t’i afrohesh veprave  dhe t’i vëzhgosh deri në detajet më të vogla. Diçka të tillë me veprat origjinale nuk mund a bësh. Le të mendojmë për Xhokondën në Louvre, duhet t’i qëndrosh shumë larg, ndërsa në këtë rast mund t’i afrohesh, sepse falë digjitalizimit me rezolucion shumë të lartë mund të shikohen edhe  imtësirat. Është kjo e veçanta e kësaj ekspozite. Kështu që pse jo edhe në Shqipëri? Janë të shumtë shqiptarët që njohin edhe e duan prodhimin artistik italian. Rilindja italiane mendoj se është pjesë edhe e kulturës së këtij vendi”, shprehet drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, Alessandra Bertini Malgarini.

Veprat e Da Vincit hetojnë njerëzoren, atë që mund ta bëjë njeriun më të mirë në jetë. Prandaj, vlerat edukative nëpërmjet figurës së Leonardos, si piktor, muzikat apo edhe inxhinier prezantohen nëpërmjet kësaj ekspozite.

“Mendoj se fillimisht në qendër është figura e Leonardos, ai ka qenë një gjeni, një piktor, një muzikant. Ka përfaqësuar realisht Rilindjen italiane në të gjithë madhështinë e saj. Përsa i përket aspektit edukativ, unë mendoj se përcillet nga fakti se veprat, mund të kuptohen më mirë. Neve kemi krijuar idenë se muzeu është një vend i largët nga ne, një vend ku nuk mund t’u afrohemi më shumë se ç’duhet veprave, të tregohemi të kujdesshëm që të mos bëjmë asgjë që nuk duhet, sepse çdo gjë mund të ndodhë. Dhe mund të ndodhë që të shkatërrohet një vepër, që s’mund të riparohet më. Kështu që, le të përqendrohemi veçanërisht tek aspekti edukativ, se kjo është ideja e kësaj ekspozite. Dëshira për të afruar publikun e çdo brezi me këto vepra arti. Por punimet janë riprodhuar në mënyrë të atillë, që të mos humbasin vetë karakteristikat e veprës. Këtu kemi “Darkën e fundit” dhe unë sfidoj këdo që të shkoj në Milano, e ti afrohet origjinalësh kaq shumë edhe në një farë mënyre ta përjetojë veprën Dhe besoj se është ky mesazhi parësor që kjo ekspozitë jep në aspektin edukativ: të afrohet me veprat e artit në një mënyrë ndryshe, dhe më personale”, thotë Bertini.

Arsyeja që kjo ekspozitë po bën xhiron e botës gjatë këtij viti, është, sepse Da Vinci ka 500-vjetorin e vdekjes.

“Kemi një arsye shumë të fortë për prezantimin e kësaj ekspozite, është 500-vjetori i Da Vinci-t, por kjo ekspozitë po lëviz në të gjithë botën. Ne vijmë nga Polonia, dhe pas Shqipërisë do të shkojmë në Algjeri, mandej në Afrikën Qëndrore. Është prezantuar në Azi, në Tokio, një ndalesë mund të bëhet edhe në Indi, kështu që ideja është që në këtë 500-vjetor të kujtojmë gjeniun e madh italian”, thotë drejtoresha e Institutit.

Ekspozita "Leonardo - Opera Omnia" e kuruar nga historiani i artit prof. Antonio Paoluçi dhe e prodhuar nga RAICom ka udhëtuar në vende të ndryshme të botës. Inxhinieri italian Luca Gismondi, i cili është një nga anëtarët e stafit realizues, që ka montuar për orë të tërë dritat e këtyre riprodhimeve, të stampuara në kanavacë rrëfen eksperiencën e tij

“Kjo është një ekspozitë  që ka lindur si bashkëpunim me Rai.com, ministria edhe ambasada, e konsullata shumë të rëndësishme në të gjithë botën, e mbajtur me rastin e 500-vjetorit e lindjes së Leonardos. Për këtë ekspozitë kemi përdorur teknikën e riprodhimit duke përdorur si metodat digjitale ashtu edhe ato analoge, në varësi asaj që na jepte rezultatin më të mirë për një ngjashmëri të madhe me origjinalen. Qëllimi i kësaj ekspozitë është që t’i jepet mundësia të gjithë spektatorëve, për ta vlerësuar në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë, madje edhe duke u afruar me të, thuajse derisa ti prekësh, veprat e Leonardos. Që ka qenë një artist shumë dimensional, arkitekt muzikant, piktor, shkencëtar etj. Kjo ka qenë një eksperiencë shuam interesante sepse i kemi shpënë këto vepra në Afrikë, Poloni, tani në Shqipëri e mandej dot udhëtoj në Algjeri. Të lejon t’i shikosh të gjitha njëherazi. Unë e kam provuar disa herë të shkoja për të parë “Darkën e fundit” por nuk ia kam dalë për shkak të prenotimeve të mëdha, dhe për më tepër nuk mund të shihen kaq nga afër. Nëse shkoni në Louvre për të parë Xhokondën ka një sërë masash sigurie.  Një mur i qelqtë përpara saj,dhe nuk të lejon të kesh një afërsi të tillë si me këto vepra. E vërtetë këto nuk janë origjinalet por është edhe avantazh se në rast dëmtimi, nuk i shkaktojmë probleme një vepre të pazëvendësueshme”, shprehet Luca Gismondi.

Falë përdorimit të teknikave digjitale të sofistikuara dhe përdorimit të mençur të dritave, vizitori vendoset virtualisht përpara veprës origjinale, duke përjetuar përvojën emocionale që përjetimi i kryeveprave të mëdha shkakton.

“Jam shumë i lumtur që në Muzeun Historik Kombëtar, është ekspozuar vepra e plotë e Leonardos. Një ekspozitë innovative që riprodhon të 17-ta pikturat e realizuara nga gjeniu i madh fiorentias. Natyrisht jo origjinalet, por ndoshta edhe më të mira se origjinalet, sepse janë kopje  natyrale të digjitalizuara, që të lejojnë ta shikosh punën nga afër, pa u dashur të presësh në radhë, apo të jesh i vëmendshëm ndaj shumë masave të sigurisë që merren për të mbrojtur këto vepra në muzetë ku ekspozohen.  Për më tepër të të jepet një mundësi e tillë që në një rast si ky, të mund t’i shikosh të gjitha, pa qenë nevoja të shëtisësh në të gjithë Evropën. Në 500-vjetorin e vdekjes së Leonardos menduam se do të ishte me vend që edhe Tirana të bëhej pjesë e këtij homazhi, që shoqërohet me ngjarje artistike në të gjithë botën. Kështu që kjo ekspozitë, në hapësirat e këtij muzeu ishte mënyra më e mirë për të kujtuar gjeniun e madh. Kështu që uroj që të gjithë qytetarët e Tiranës, së bashku me turistët të vijnë ta vizitojnë në 15 ditët e ardhshme”, thotë Alberto Cutillo, ambasador i Italisë në Tiranë.

Riprodhimet e stampuara në kanavacë në shkallë reale dhe me rezolucion shumë të lartë të kryeveprave të Leonardo-s ruhen në 11 prej muzeve më të rëndësishëm në botë. Ekspozita do të qëndrojë hapur në Muzeun Historik Kombëtar deri në datë 10 gusht.

Kuratori Antonio Paolucci për Leonardo Da Vinci-n

Leonardo lindi më 15 Prill 1452 në Anchiano, lagje e Vinci-t dhe u pagëzua në kishën e asaj lagjeje të rajonit të Firences. Kur i ati, noter ser Piero da Vinci u transferua në Firence, e futi të birin në punishten e Andrea del Verrocchio-s, në ato vite laborator eksperimental i artit figurativ pararojë dhe qendër atraksioni për intelektualët dhe artistët. Në vitin 1470 Leonardo tetëmbëdhjetëvjeçar rezulton i regjistruar në korporatën e piktorëve të Firences. Talenti i provincialit da Vinci duhet të ketë dalë në pah dhe të jetë afirmuar shumë shpejt duke qenë se, në vitin 1478, Pasanikët e Firences e porosisin të realizojë një pikturë të humbur për Kishën e San Bernardo në Palazzo Vecchio. Vitet midis 1469 dhe 1476 (fillimisht vite nxënieje e më pas bashkëpunimi profesional me Verrocchio-n, siç mund të shihet në ikonostasën Pagëzimi i Krishtit në Uffizi, me pjesën e majtë të pikturës me engjëllin që mban veshjen dhe me peisazhin me autor Leonardon) qenë vendimmarrëse dhe do të mbeten të paharrueshme për piktorin e ri. Në vitin 1481 fretërit augustinianë të San Donato në Scopeto i besojnë ikonostasën me Adhurimi i të Diturve e cila sot gjendet në Uffizi, një vepër që mjeshtri nuk e përfundoi sepse u transferua në Milano në shërbim të dukës Ludovico il Moro. Për zotërinë në Milano, në vitet 1495 - 1497, Leonardo punon me të famshmen Darka e fundit në mensën e Santa Maria delle Grazie, jep këshilla të vlefshme si inxhinier hidraulik dhe strukturor (projekte për kupolën e Duomo-s, 1487-1490) por edhe shfaqje teatrore (1490 në Kështjellën Sforzesco) dhe, në vitin 1491, karuzelin për dasmën e Ludovico il Moro-s me Beatrice d’Este-n.

Nisi fati i çrregullt i Mjeshtrit, tashmë të njohur dhe të vlerësuar në kryeqytetet e Italisë dhe Evropës. E takojmë në Firence, i ngarkuar të pikturojë në Salone dei Cinquecento në konkurrencë me Mikelangelo-n Beteja e Anghiari-ave (1504), e më pas inxhinier ushtarak nën drejtimin e Cesare Borgia-s në fushatat e këtij për të pushtuar Zonën e Romagna-s, pastaj në Roma-n e Leone X (1513) me punë në Belvedere, në mbrojtjen e të Madhërishmit Giuliano de’ Medici e, në fund, duke qenë se kishte pranuar ftesën e mbretit të Francës, në Amboise ku edhe vdes, tek qëndronte në Kështjellën e Cloux, më 2 Maj të vitit 1519.

Nëse kemi parasysh veprat e Leonardo-s nëpërmjet një aktiviteti profesional pesëdhjetëvjeçar, kuptojmë se veprat e dala me siguri nga atelieja e tij dhe të cilat kanë mbërritur deri tek ne, janë të pakta. Nuk janë as njëzetë. Disa piktura, të kujtuara nga burimet kanë humbur (ikonostasa e Kishës së Shën Bernardo-s në Palazzo Vecchio, Meduza e koleksioneve të Medici), të tjera nuk janë përfunduar (Adhurimi i të Diturve e Uffizi, Shën Xhirolamo e Galerisë së Vatikanit), të tjera (piktura murale që paraqet Betejën e Anghiari-ave) janë dëmtuar gjatë punës për shkak të difekteve teknike gjatë realizimit të tyre. Në të vërtetë, për Leonardo da Vinci-n piktura më shumë sesa një qëllim, ishte një mjet. Ishte një mjet njohjeje, kërkimi shkencor, eksperimentimi profesional pararojë. Ishte, pra, një aktivitet jashtëzakonisht intelektual i cili kishte për qëllim të kuptuarin, nëpërmjet imitimit dhe interpretimit të natyrës, të makinës së madhe të botës. Nuk mund të kuptohet piktura e Leonardo-s pa njohur njëkohësisht veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme të spekulimit shkencor mbi trupin e njeriut, mbi të fluturuarit e zogjve, mbi makineritë, mbi lëvizjet e ujërave, të erërave, të detit. E gjithë kjo u është besuar disa veprave të shkruara dhe disa vizatimeve të ruajtura, kryesisht, në Biblioteca Ambrosiana të Milano-s, në Royal Library në Windsor, në koleksionet grafike në Firence dhe në Venecia.