Ministri i bavarisë për Investigimin Kriminal ka folur për një nga sukseset më të mëdha të historisë së këtij autoriteti. Në fund të prillit, pas një hetimi të gjatë, 12 trafikantë profesionistë të kokainës u arrestuan. Shumica prej tyre janë nga Shqipëria.
Si e gjetën drogën hetuesit
Në gjashtë muaj mafia shqiptare e drogës mendohet se ka shpërndarë deri në 1.8 ton kokainë nëpërmjet Portit të Hamburgut.
Një gjë të tillë e shkruan prestigjozja gjermane “Bild”. Vlera e drogës në tregun e zi kap një vlerë deri në 400 milionë euro.
Dymbëdhjetë personat që ndodhen në paraburgim janë të moshës 21-51 vjeç. Nga personat e ndaluar vetëm 2 janë gjermanë, ndërsa dhjetë të tjerët janë shqiptarë.
Për të futur bandën në grackë avokati i njërit prej shtetasve gjermanë tha se klienti i tij nuk e dinte që firma e tij përdorej për kokainë.
Hetuesit thone se droga erdhi nga Ekuadori ne Portin e Hamburgut me banane.
Antenne Bayern shkruan:
Të shpërndara nëpër kuti të zakonshme bananesh, 200 kile kokainë u dërguan nëpër spermarkete të ndryshme të Bavarisë vjeshtën e kaluar. Ajo që punonjësit dhe hetuesit panë me sy në shtator 2017 i la të shtangur. Por nuk kishte mbaruar me kaq.
Sepse sasi edhe më të mëdha droge u trafikuan nga Ekuadori për në Gjermani. Droga e përmasave të mëdha mund të shihet edhe në fotot e këtij shkrimi. Në javët dhe muajt pas zbulimeve të para, Zyra bavareze për Investigimin Kriminal dhe arriti t’i japë një goditje të rëndë trafikimit të organizuar të drogës përmes një hetimi ndërkombëtar.
Në Gjermani u sekuestrua thuajse një ton kokainë. Nga hetimet doli se rreth 1.8 ton kokainë ishin trafikuar në tregun e zi me një vlerë prej 400 milionë eurosh. Ministri i Brendshëm Joachim Herrmann e vlerësoi punën e hetuesve dhe deklaroi: “Kjo sasi e madhe e kokainës tejet të rrezikshme mund të kishte shkaktuar dëme të mëdha në Evropë”.
"Një sukses i madh investigativ, i paprecedentë në nivel kombëtar”, tha ministri ministri Herrmann për bashkëpunimin ndërmjet policisë, prokurorisë dhe doganave gjermane.
Transporti i sofistikuar dhe sistemi i shpërndarësve
Kutitë e bananeve përgatiteshin në Amerikën e Jugut dhe nën to fshiheshin pako të shumta kokaine. “Më pas kutitë transportoheshin me anije për në Evropë dhe Gjermani nëpërmjet të ashtuquajturave mbivendosje të shtresëzuara”, tha drejtori i Investigimit Kriminal Jörg Beyser. Trafikantët më pas i hapnin këto vrima për të marrë kutitë e drogës. Se përse disa kuti prej tyre mbërritën nëpër supermarkete nuk është ende e qartë. Me sa duket duhet të ketë patur ndonjë gabim në zinxhirin e logjistikës së bandës.
“Qëllimi është gjithashtu të zbulojmë strukturat organizative të autorëve”, tha Ministri i Brendshëm i Bavarisë Joachim Herrmann (CSU) të mërkurën në Mynih.
Sipas hetuesve, droga ishte e fshehur në Ekuador në paketa të vogla në kuti banane dhe ishte dërguar në Hamburg.
Nga qyteti Hanseatik, kutitë u sollën në depo në të gjithë Gjermaninë, ku bananet duhet të vazhdonin te piqeshin.









