Një rezolutë e Parlamentit të Zvicrës, e nënshkruar nga 30 deputetë të këtij parlamenti do të dorëzohet të hënën në Gjykatën Speciale, me të cilën kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
KosovaPress ka siguruar rezolutën e nënshkruar nga 30 deputetë zviceranë, të cilën sot (e hënë), prej orës 11:00 do ta dorëzojë aktivisti Sali Bislimi në Gjykatën Speciale.
Këta deputetë zviceranë që kanë vënë nënshkrimin në këtë rezolutë, kërkojnë drejtësi dhe barazi.









