36 ambulanca të reja për betejën me COVID/ Kanë 4400 litra oksigjen, mund ta çojmë pacientin nga Konispoli në Tropojë!

1 / 14
2 / 14
3 / 14
4 / 14
5 / 14
6 / 14
7 / 14
8 / 14
9 / 14
10 / 14
11 / 14
12 / 14
13 / 14
14 / 14
5 Janar 2021, 19:13

TIRANË- 36 ambulanca të reja i janë shtuar flotës së Urgjencës Kombëtare në betejën me COVID-19, si një investim i qeverisë shqiptare për përballimin e pandemisë. Këto ambulanca janë të pajisura me 4400 litra oksigjen secila, të mjaftueshme sipas Kreut të Shërbimit të Urgjencave, Skënder Brataj për ta çuar një pacient nga Konispoli në Tropojë. "Një spital i vogël në lëvizje", tha Brataj gjatë prezantimit të mjeteve të shpëtimit brenda ambulancës, ndërsa shtoi se ato do të shpërndahen edhe në spitalet rajonalet për të përballuar betejën me COVID-in.  

Flota e re e ambulancave, për ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu janë një lehtësi e madhe për çdo lloj skenari që mund të paraqitet në të ardhmen. Një prej tyre është edhe trajtimi dhe monitorimi në banesë i pacientëve të infektuar me anë të këtyre ambulancave, nëse ka një numër të lartë të të shtruarve në spitalet COVID. "Nëse ka nevojë që në një situatë të trajtohet dhe të monitorohet në banesë, ekipet e shpëtimit mund të ofrojnë shërbimin e nevojshëm, kjo është ajo që kemi projektuar", tha Manastirliu ndër të tjera, teksa tha se është dyfishuar edhe personeli i Urgjencës.

Kryeministri Edi Rama tha se kjo do të shërbejë për të hedhur pas krahëve rrënimin çerek shekulli.

Në total, me flotën e re të prezantuar sot, në dispozicion janë 150 ambulanca, tha Brataj, 100 prej të cilëve në kushte të mira. Ndër të tjera, ai sqaroi se koha mesatare e mbërritjes në vendngjarje të ambulancës është 13.8 minuta.