Kamëz- Spar Albania u ka ardhur në ndihmë 100 familjeve në nevojë në bashkinë e Kamzës gjatë ditës së sotme duke shpërndarë 5 ton ndihma ushqimore. Ndihmat u shpërndanë me kërkesës së bashkisë së këtij qyteti, për të përkrahur ato familje që sipas saj kanë më tepër nevojë.
Masat shtrënguese përballë situatës së COVID-19, e kanë bërë edhe më të vështirë jetesën për familjet në fjalë, të cilat edhe në kushte normale trajtohen me përkrahje sociale.Spar Albania, në kuadër të përgjegjësisë sociale të Grupit BALFIN ku bënë pjesë, nuk kishte si të mos i përgjigjej një kërkese të tillë.