'88 Dritëhije dhe ngjyra', prezantohet për herë të parë ekspozita e piktorit Sali Shijaku!

1 / 12
2 / 12
3 / 12
4 / 12
5 / 12
6 / 12
7 / 12
8 / 12
9 / 12

Sali Shijaku

10 / 12

Edi Rama

11 / 12
12 / 12
23 Mars 2021, 20:29

Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) ka organizuar sot një ekspozitë me rastin e 88 vjetorit të piktorit shqiptar Sali Shijaku ku janë ekspozuar 112 vepra në vizatime, pikturë dhe skulpturë që përmbledhin një hark kohor krijimtarie prej 50 vitesh.

Të pranishëm në ekspozitë ishin artisti Sali Shijaku dhe familjarë të tij, Kryeministri Edi Rama, Drejtoresha e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje Eridana Çano dhe artistë të tjerë.Kryeministri Rama falenderoi piktorin për praninë dhe kontributin e tij në zhvillimin e kësaj ekspozite, të cilin e konsideroi një pikë referimi të arteve pamore shqiptare, një figurë kyçe të historisë së pikturës së vendit dhe një person me të cilin lidhet jeta artistike e shumë artistëve të tjerë, të cilët u inspiruan dhe motivuan nga ai.