Në gazetat e ditës një vënd të rëndësishëm zënë sot kronikat e zeza, të cilat fillojnë që nga faqja e parë dhe kur krimet kanë intensitet ato pushtojnë faqet kryesore të tyre, duke spostuar dhe lajmet më të vlefshme të politikës, ekonomisë apo të kulturës. Duke ndjekur thuajse cdo ditë këtë rubrikë, kurioziteti është i natyrshëm për parë konkretisht se si ka qënë formulimi i kësaj kronike në periudha më të herëshme të historisë së shtetit tonë. Një nga këto kronika na e mundëson edhe koleksioni i gazetes lokale të qytetit të Durrësit, “ Shekulli i Ri “ në shkrimin “U kapë n vjedhësit e stanit” (behet fjalë per nje aksion të xhandarmeris në lagjen “Stan” të këtij qyteti. Lagje që sot identifikohet me lagjen nr 2 n pjesën që përshkohet nga rruga “Sefer Efendiu”.)
KRONIKA E DITES SË SHTUNË 8 DHJETOR 1928
Kjo kronikë e botuar në vitin 1928, na sjell sot një ngjarje të ndodhur në Durrës rreth 90 vite më parë. Fillimisht ajo bën me dije se në këtë periudhë qyteti bregdetar ka pasur një periudhë në të cilën janë bërë disa vjedhje të dëndura të cilat e kanë nervozuar popullsinë e qytetit, për vetë menyren e kryerjes së tyre që tregonte se vjedhesit nuk ishin vjedhes të thjeshtë, “kusar pulash dokudo” thekson kronika, por se “auktoret e këtyne ngjarjeve duhesh të ishin të mbaruem më mjeshtërinë e tyre…të nderëshme”, ironizon gazeta e cila thekson me pas se vjedhesit ishin të paisur me armë zjarri dhe se kishin edhe kallauz dhe të stërvitur, pas i njihnin mire rruget e qytetit, të cilat i kishin shëtitur me parë në errësirë dhe në kohë shiu… Autori i kronikës shkruan duke sjellë atmosferën e Durrësit 90 vite më parë: “Vjedhjet e dënduna qi u bënë këta javët e fundit , me të drejtë kishin vënë në një nervozitet popullsin mbarë, për mënyrën dhe systemin që çpaloseshin. Siç e patëm thënë, auktorët e këtyre ngjarjeve duhet të ishin të mbaruem më mjeshtërinë e tyne… të nderëshme, dhe fakti i parmbramshëm na e vërtetoi këtë. Vjedhesi nuk ishte një kusar pulash dokudo, por i organizue mirë, me kallauzin e tijë, me armën e tijë, dhe ajo ma me rëndësi, i stervitun në rrugat e qytetit që i pershkonte cdo minutë sidomos kohën e shiut dhe të errësirës.” Perplasja në finale e sajë. Njeriu ne fjalë ka qënë në një përplasje me armë zjarri mes palëve që ka përfunduar më arrestimin e shkelësve të ligjit.
ORGANIZIMI I AKSIONIT POLICOR
Per kapjen e vjedhesve që shqetësonin banoret dhe që kishin qënë edhe të armatosur dhe inteligjentë në skemat e tyre të vjedhjeve (kronika nuk na njofton se cfare vidhnin ata ) policia është organizuar me nje plan të detajuar për të kapur vjedhësit e natës. Po me që nuk kishte personel të mjaftueshëm, na njeh kronika ata kanë organizuar edhe përforcimin e shërbimit me civilë, ( me sa duket struktura te përaferta me ato të periudhes së socializmit kur këta persona njiheshin si 1200-sha). Kronika e gazetës “ SHEKULLI I RI” na sjell të plotë atmosferën e organizimit të aksionit për kapjen e shkelësve të ligjit në lagjen “Stan”. Gazeta shkruan se “ Policija e jonë që diten e parë i shtroi planet per ndjekjen e këtyre vizituesve të natës. Me që organet e sajë nuk janë të mjaftueshme dhe për arësye që ja impononte rasa, formoi patrulla prej organeve të sajë prej gjindarësh dhe civilash t’ asaj lagje që vizitohesh nga vjedhësit. Parëmbrëmë në orën 11 të natës një patrullë e përbame prej një civili dhe një gjindari , dalloi në lagjen e Tophanas dhe pikërisht në naltëesinë e shtëpisë Muharrem Ferres, një njeri që lavrizi.”











