Adoleshentja amerikane krijon fustanin e maturës e frymëzuar nga COVID-19

1 / 15
2 / 15
3 / 15
4 / 15
5 / 15
6 / 15
7 / 15
8 / 15
9 / 15
10 / 15
11 / 15
12 / 15
13 / 15
14 / 15
15 / 15
25 Qershor 2020, 22:44

Një adoleshente amerikane ka kaluar 400 orë duke krijuar fustanin e mbrëmjes së maturës  e frymëzuar nga periudha e COVID-it duke përdorur 750 metër izolues plastik. Në shkollë bëhet një konkurs nga "Duck Brand", në të cilën djemtë dhe vajzat përgatisin veshjen për të fituar një bursë prej 10,000 dollarësh.

Peyton Manker është një 18-vjeçare nga Sparta, Illinois e cila vendosi të provonte fatin e saj dhe hyri në konkurs. Ajo pëlqen vizatimin, leximin dhe shëtitjen në kohën e saj të lirë, por qepja dhe dizenjimi i veshjeve është diçka e re për të.

Në fillim, ajo mendoi se do të hartonte një fustan kushtuar Leonardo da Vinci-t, një i preferuari i saj. Por me goditjen e pandemisë, diplomimi u anuluan dhe ishte koha për planin B. Ajo vendosi të bënte një fustan me temë COVID-19.