Aksident i rëndë në Fier, makina del nga rruga dhe bie në kanal, 2 viktima (FOTO)

1 / 20
2 / 20
3 / 20
4 / 20
5 / 20
6 / 20
7 / 20
8 / 20
9 / 20
10 / 20
11 / 20
12 / 20
13 / 20
14 / 20
15 / 20
16 / 20
17 / 20
18 / 20
19 / 20
20 / 20
28 Dhjetor 2020, 09:12

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne (28 dhjetor) në aksin rrugor Levan-Qarr. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 07:20 në vendin e quajtur 'Kthesa e Qarrit".

Një makinë tip 'Toyota' doli nga rruga dhe ra në një kanal ku për pasojë kanë ndërruar jetë 2 persona, ende të paidentifikuar.

Mësohet se ata mbetën të bllokuar në automjet për disa momente derisa policia dhe zjarrëfikësja i kanë nxjerrë.

"Sot rreth orës 07:20, në vendin e quajtur "Kthesa e Qarrit", automjeti tip "Toyota" ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës. Si pasojë kanë ndërruar jetë dy shtetas (një mashkull dhe një femër) ende të paidentifikuar" - njofton policia.

Po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet.

b.ha./Shqiptarja.com