Aksident i rëndë në Skrapar/ Humb kontrollin e makinës dhe bie nga ura në 100 m

1 / 9
2 / 9
3 / 9
4 / 9
5 / 9
6 / 9
7 / 9
8 / 9
9 / 9
18 Tetor 2020, 17:22

SKRAPAR- Një aksident i rëndë është regjistruar sot përgjatë segmentit rrugor Çorovodë-Prishë. Në vendin e quajtur Ura e Blëzenckës, 37-vjeçari Alban Faik Hasanllari, duke drejtuar mjetin tip Benz, me targa AA 172 DH, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë urës.

Rënia nga një lartësi rreth 100 metër në ujë e ka bërë tepër të vështirë nxjerrjen e trupit të të plagosurit nga automjeti. 37-vjeçari është nxjerrë nga makina me ndihmën e forcave të policisë dhe zjarrëfikësve dhe është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.