Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të diele në autostradën Fier-Vlorë. Tre makina janë përplasur me njëra tjetrën.
Nga informacionet paraprake, raportohet se ka disa persona të lënduar teksa po bëhet transportimi i tyre në spital.Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.











