Aksident në aksin Elbasan-Papërr, drejtuesi humbet kontrollin e mjetit, dy të plagosur (FOTO)

Makina e aksidentuar në aksin Elbasan - Papër

1 / 3

Makina e aksidentuar në aksin Elbasan - Papër

2 / 3

Makina e aksidentuar në aksin Elbasan - Papër

3 / 3
23 Nëntor 2018, 16:27

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në fshatin Murras, në Elbasan.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Elbasan-Papër, ku drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin po udhëtonte duke dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të dëmtuar dy persona.

Burime për Report TV, treguan se dy të dëmtuarit janë transportuar menjëherë pas ngjarjes për në spitalin rajonal të rrethit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ende nuk dihen identitetet e dy të lënduarve, ndërsa dyshimet paraprake të policisë  janë se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e lartë. Policia po heton për të zbardhur shkaqet e aksidenti.

b.ha./Shqiptarja.com