ELBASAN- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në unazën e Elbasanit. Një çift turistësh izraelit të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një motor tip Honda janë përfshirë në përplasjen e dy mjeteve me njëri-tjetrin.
Michel Nin 31 vjeç dhe Nimrod Shwartz 30 vjeç janë dërguar fillimisht në spitalin e Elbasanit, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore janë nisur me urgjencë drejt Tiranës.
Drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.












