Në kushte skandaloze, brenda një bar kafeje/lloto AKU-ja ka bllokuar një sasi të konsiderueshme mishi të grirë, fileto pule, brumë për qofteje dhe lëndë të parë mish që shërbenin për të prodhuar qofte. AKU-ja konstatoi se ubjekti MILITA DASIC disponon edhe një tjetër magazinë, aty ku u bllokua një sasi tjetër mishi, në total 1.6 ton.
Ndaj subjektit u mor edhe masë administrative gjobë 2.200.000 lekë, bllokim të produkteve në sasinë 1630.8kg (në ambientin e prodhimit dhe të magazinimit) si dhe ndërprerje e aktivitetit prodhues, tregtues.
"Trupa inspektuese e DRAKU, Tiranë në bashkëpunim me krimin ekonomik kanë evidentuar një subjekt me aktivitet “Bar-Kafe/Lloto” që përpunonte ilegalisht mishin dhe nën produktet e tij në kushte skandaloze – për rrjedhojë sjell rrezikshmëri të lartë për sigurinë ushqimore.