Akulli dhe akulli mbulojnë rrugët në Korçë (FOTO)

1 / 18
2 / 18
3 / 18
4 / 18
5 / 18
6 / 18
7 / 18
8 / 18
9 / 18
10 / 18
11 / 18
12 / 18
13 / 18
14 / 18
15 / 18
16 / 18
17 / 18
18 / 18
15 Janar 2021, 09:16

TIRANË- Korça dhe Dibra janë zgjuar mëngjesin e sotëm “të veshura” nga petku i bardhë i dëborës. Në qytetin juglindor trashësia e dëborës ka rritur deri në 5-10 cm në qytet dhe në zonat malore deri 15-20 cm. Nga sa raportohet nuk ka problem në qarkullim në akset kryesore. Kompanitë e mirëmbajtjes po vijojnë punën për mirëmëbajtjen e rrugëve.

Në aksin kryesor Qafë Thanë- Kapshticë kalueshmëria është normale, por rekomandohet me zinxhir. Janë hapur akset rrugore Libonik-Sheqeras-Orman-Rembec-Pojan-Zvezde-Golloberdë-Potgorie-qyteti Maliqit.  Për në fshatin e Dardhës qarkullimi detyrimisht me zinxhirë dhe i vështirë për shkak të akullit në rrugë. Komuna e Dardhasit të sipërm është izoluar, po ashtu edhe zona e Panaritit dhe Lekasit ku bora ka arritur në 30 cm.