Është bërë publik amaneti i shkrimtarit dhe akademikut të njohur Rexhep Qosja, i cili ishte shkruar nga vetë ai 10 vite më parë dhe i ishte besuar nipit të tij, Vilajet Rexhepit.
Në letrën e publikuar, Qosja i kërkonte nipit që kur të ndërronte jetë, varrimi i tij të bëhej vetëm në praninë e familjarëve të afët.
Në letër Qosja kishte shkruar se meqënëse kishte jetuar një jetë të thjeshtë, ashtu edhe dëshironte që të varrosej, pa fjalime, pa media dhe pa lule. Shkrimtari ka theksuar se, duke qenë se gjithë jetën e tij kishte qenë kundër sundimtarëve, nuk donte që asnjë zyrtar të ishte i pranishëm në ceremoninë e tij mortore.
Në kërkesën e tij drejtuar nipit, shkrimtari Qosja kishte lënë po ashtu porosi që të varrosej pranë varrit të gruas së tij, Shpresës. Rexhep Qosja ndërroi jetë ditën e sotme, dy muaj para se të mbushte 90 vjeç.











