Ambasadorët e BE dhe Austrisë, fundjavë në vendet piktoreske të Tiranës (FOTO)

Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca te Syri i Ciklopit

1 / 8

Syri i Ciklopit

2 / 8

Syri i Ciklopit

3 / 8

Syri i Ciklopit

4 / 8

Kanioni i Erzenit

5 / 8

Lule te Kanioni i Erzenit

6 / 8

Kanioni i Erzenit

7 / 8

Ambasadori austriak Johann Sattler te Kanioni i Erzenit

8 / 8
4 Mars 2019, 11:52

E diela në Tiranë është e diela e turistëve, të cilët rendin për të vizituar atraksionet e shumta që ofron kryeqyteti. Mrekullive natyrore të Tiranës nuk kanë mundur që t’;i shpëtojnë as ambasadorët e akredituar në vendin tonë, sikurse është ai i Bashkimit Euroian apo ai i Austrisë.

“Një ndalesë në Syrin e Ciklopit (Syri i Ciklopeve) në  Krrabë, në rrugën për në Elbasan. Ngjit të pjerrtën në rrugën prapa, por pamja dhe ngjyrat janë të mrekullueshme. Motivimi i së dielës aventurat e udhëtimit. Visit Tirana @visit_albania. BE per Shqiperine”, shkruan Luigi Soreca, ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri. Syri i Ciklopit eshtë bërë një nga destinacionet relaksuese të turizmit në Tiranë. Kjo perlë natyrore e fshehur në Krrabë tërheq çdo ditë vizitorë dhe adhurues të aventurës që duan të eksplorojnë natyrën e egër. Kataraktet e vogla të rrethuara nga formacione shkëmbore krijojnë një panoramë që vështirë ta hasësh diku tjetër. Përveç pamjes mahnitëse, aty mund të bëni banjo dielli dhe të notoni në ujërat e kaltër në pishinat natyrale.

Edhe ambasadori austriak Johann Sattler nuk i ka rezistuar këtë fundjavë bukurive natyrore që rrethojnë kryeqytetin.  “Kanioni i Erzen / Pëllumbas Cave jashtë #Tirana. Vend i shkëlqyer për të kaluar ditët e para të pranverës. #TiranaRocks @ExploringËithGysi”, shkruan Johann Sattler.