Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Korcë-Devoll, te kryqezimi i fshatit Tren.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se janë përplasur një ambulancë me një mjet tip Benz.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se në ambulancë ka qënë një i sëmurë që po transportohej në spital ndërkohe ashtu sic raportojnë burime nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
I sëmuri është siguruar të dërgohet me një ambulancë tjetër në spital dhë për këtë shkak në vendngjarje përvec policisë është edhe një ambulancë që do të teansportojë të sëmurin.
Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.











