Një film ku vetëm vallëzohet…!
“Angelin Preljocaj, valltari i padukshëm” i regjisores Florence Platarets, është një film i ri dokumentar i realizuar në Francë. Premiera e këtij filmi kushtuar koreografit të madh francez me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj, u shfaq me rastin e anëtarësimit të tij në Akademinë e Arteve të Francës. Ky produksion i Magnéto Presse u realziua me pjesëmarrjen e France Télévisions.
Filmi i Florence Platarets mbërthehet pas një motivi: Në vitin 2015, e tronditur nga sulmi që iu bë stafit të gazetës “Charlie Hebdo”, koreografja Nadia Vadori-Gauthier vendosi të vallëzonte një minutë në ditë e të filmonte veten dhe më pas të shpërndante videot e saj në rrjetet sociale. Vallet e saj nisën të klikohen me lajmet për zjarret (sulmet, grevat, demonstratat, zgjedhjet ...) ose dhe ato për ngjarjet e vogla të jetës sonë të përditshme. Kështu që, për pothuajse 4 vjet, projekti “Një minutë valle në ditë” u kthye në një gjest të rezistencës poetike që vazhdimisht përcillte një butësi të pafundme kundrejt ashpërsisë së botës, në kontekstet më të ndryshme dhe në çfarëdo rrethanash. Ky produksion i Magnéto Presse,i drejtuar nga Florence Platarets u realizua me pjesëmarrjen e France Télévisions.
Në këtë film dokumentar, që konsiderohet si një udhëtim i pasionit koregrafik, Jérôme Cassou e ndjek koreografin në kohët e shkuara. Ai filmon me kamerën në dorë, shpeshherë duke grumbulluar komentet e të njohurve ose simpatizantëve të tij.





