Anija 'Lissus' P-133 shpëton 25 emigrantë në bashkëpunim me Rojen Bregdetare Turke.

1 / 7
2 / 7
3 / 7
4 / 7
5 / 7
6 / 7
7 / 7
15 Gusht, 15:40

Anija “Lissus” P-133 pjesë e misionit në detin Egje zhvilloi një operacion kërkim-shpëtimi (SAR) në bashkëpunim me Rojen Bregdetare Turke.
Gjatë patrullimit, efektivi i  P-133 konstatoi një gomone me emigrantë e nisur nga brigjet turke, duke ndërhyrë menjëherë për t’u ardhur në ndihmë.  Në bord ndodheshin gjithsej 25 persona me kombësi afgane dhe siriane,8 meshkuj,9 femra, 8 fëmijë.
✅️Falë veprimit të shpejtë dhe bashkëpunimit në kohë operacioni u përmbyll me sukses, duke siguruar shpëtimin dhe transportin e tyre drejt autoriteteve përgjegjëse.
?Ky është një tjetër dëshmi e përkushtimit të Forcës Detare për të garantuar sigurinë e jetës në det dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.

r.k./Shqiptarja.com