Enveri i tha inxhierit: Këto raketa janë blerë me florinjtë e popullit! Në vitin 1959 – 1960, kohë kur Shqipëria ishte anëtare e Traktatit të Varshavës, vëndi ynë u armatos me raketa moderne sovjetike, që e rritën fuqishëm potencën ushtarake mbrojtëse në raport me fqinjët potencialisht armiqësorë. Me nderprerjen e mardhënjeve me BS, u ndërpre si për të gjitha furnizimet, edhe furnizimi me raketat e drejtuara kundërajrore Sam 2, krenaria e teknologjisë ushtarake të asaj periudhe që përbënin garanci për fuqizimin e mbrojtjes së Atdheut.
Pas prishjes historike dhe largimit të turpshëm të sovjetikëve nga baza më e madhe ushtarako detare e mesdheut, rraketat filluan të furnizoheshin nga shteti aleat më i ri, Kina. Transportin kryesor të tyre e kreu transoqeaniku “Vlora” i cili komandohej nga Kapiteni Qemal Hate, Hero i Punës Socialiste. I ndarë nga jeta disa vite më parë.
Raketa që vinin nga Kina, për shkak të distancës së gjatë, dhe moslejimit të mjeteve detare për këtë transport, niseshin në fshehtësi të plotë duke qënë të çmontuara dhe të mbuluara me ngarkesa orizi në vaporr. Po ashtu edhe për avionet Mig të variantit kinez dhe armatime të tjera. Ardhja e tyre dhe vetë raketat që për atë periudhe ishin nga më modernet, qenë kthyer dhe mbeten ende pjesë krenarie kombëtare, sidomos pas largimit të trupave dhe anijeve sovjetike nga baza e Pasha Limanit. Punonjësit e Portit tregojnë se këto mallra të rëndësisë së veçantë janë shkarkuar vazhdimisht natën. Lidhur me transportin detar të raketave me anijen “Vlora” flet për suplementin “Rilindasi” dhëndërri i Qemal Hates, edhe ky ish kapiten anije transporti, Ylli Bare, i cili thotë se transportin e raketave nga Kina e kreu anija “Vlora”.
Kapiteni Ylli Bare tregon se anija, përveç rrugetimit nga Kejptauni, kalonte kryesisht nepër Kanalin e Suezit dhe se për këtë anije shteti kishte gjetur kanale dhe u paguante autoriteteve të egjiptiane, dollarë me valixhe dhe anija i shpëtonte kontrollit të imtësishëm, që mund të rrezikonte ngarkesën strategjike që sillte në atdhe. Rreth këtij transporti me rëndësi të jashtëzakonëshme politike dhe strategjike Ylli tregon se raketat futeshin në hambarët e vaportit në pjesën fundore të tyre, nga 8 deri në 10 copë.
Përveç tyre në vapor transportoheshin tanke, topa deri aeroplanët reaktivë mig. Madje edhe aviatorët e parë ushtarakë që do të shkonin në Kinë për tu trajnuar shkuan me këtë vaporr, rreth 17 vetë. U nisën nga Durrësi dhe u kthyen po me këtë vapor sëbashku me avionet e parë nga më modernët të saj periudhe. Vetëkuptohet që avionët ishin të zmontuar. Duke qënë se paguhej për kalimin në Suez, “Vlora” nuk rrinte në rradhë si anijet e tjera. Dhe duhet të kemi parasyshë se këtu kishte rrallë të madhe për të kaluar nga anijet e tjera, por anija jonë kalonte pa rradhë, thekson Ylli.
Në Egjipt duke qënë se dihej që kishte diplomatë dhe oficerë shërbimesh që rrinë nepër ambasadat e ndryshme, zakonisht praktika e mallit që transportohej deklarohej se ishte ngarkesë me oriz dhe mekanizama bujqësore. Ngarkesa që mbulonte objektet ushtarake. Ndërkohë në guvertë lehohej që të organizoheshin deri mikropanaire nga tregtarët vëndas. Për pazarin siç i thonin, lehohej që të hypnin në guvertë 30-40 egjiptianë që vinin me varka për tu shitur gjësendi marinarëve. Ishte një manover e goditur psikologjike për të hequr cdo dyshim që mund të kishte ndokush për llojin e ngarkesës e për të qetësuar vëzhguesit e huaj, se anija nuk kishte ngarkuar gjera të rëndësishme nga ato që dyshoheshin…
Nderkohë kur anija dilte nga Kanali, 2 nëndetëset tona e prisnin atë në afërsi të portit të Aleksandrisë dhe e shoqëronin me pas nepër mesdhe gjatë gjithë rrugetimit të mëtejshëm deri në gjirin e Durrësit. Rrugëtimi i nëndetëseve drejt portit të Aleksandrisë në Egjipt, rakordohej me nisjen e “ Vlorë”-s nga Kina. Kur vinte në Durres “ Vlora “ priste natën përsëri për tu future në portin , ku puna ishte e ndërprerë në të gjithë sektoret. Mjetet i shkarkonte ushtria natën dhe i transportonte më pas në kushtet e sekretit të plotë ushtarak për në destinacion. Zakonisht transportet ushtarake Kinë – Shqipëri, priteshin nga Mehmet Shehu, tregon Kapiten Ylli.
Si erdhen raketat e para Sovjetike në Portin e Durrësit
Raketa e para të drejtuara kundërajrore erdhën nga Bashkimi Sovietik. Ardhja e tyre ishte tepër e rëndësishme për vëndin tonë pasi ishim shteti i 2-të në botë , pas BS që paiseshim me këtë teknologji moderne të sofistikuar për atë periudhë. Raketat e para kanë arritur në vitin 1959. Lidhur me këtë ngjarje shumë të rëndësishme, sipas ish-komandantit të repartit të raketave kundërajrore Lelo Leli, raketat e para tokë-ajër në Shqipëri, erdhën nga ish BS në muajin dhjetor 1959. Ato u pritën në portin e Durrësit dhe natën, me masa të rrepta ruajtje u transportuan në Pezë-Helmes. Atje, me kohë ishin ndërtuar baza e ruajtjes dhe e furnizimit të raketave, si dhe objektet e vendosjes së efektivit e aparaturave radioteknike dhe shtretërit e lëshimit.
Ajo u quajt qendra mësimore. Ndërsa baza e mbushjes u emërtua reparti teknik ose reparti 3700k. Ato kishin një gjatësi prej 10,88 metrash. Raketat që kanë qenë pjesë e armatimit të Mbrojtjes Kundër Ajrore të Ushtrisë Shqiptare nuk kanë pasur mbushje bërthamore, por kanë pasur vetëm mbushje luftarake, e cila kur shpërthente ndahej në 3 600 copa. Pesha e tyre realative ishte reth 2 ton. Arsenali raketor i vëndit tonë përbëhej nga rreth 300 raketa të tipeve SAM-2, (sovjetike) si dhe HQ-1, HQ-2 të prodhimit kinez. Ato vazhduan të jetë në shërbim të mbrojtjes së vendit deri në periudhën e shpërthimit të Gërdecit.
Raketat e para në Port i priti Enver Hoxha
Ish vinxhieri i Portit të Durrësit që i ka shkarkuar këto raketa, ka lënë në kujtimet e tija para ndarjes nga jeta se raketat kanë arritur natën e 16 dhjetorit 1959 në portin e Durrësit. Ato janë shkarkuar në fshehtësi të madhe dhe kanë qënë rreth 28 copë raketa tokë –ajër, të blera në BS. Ato kanë ardhur me me anije transporti ushtarake sovjetik. Vinxhieri që i ka shkarkuar ato me vinçin e tijë tip Ganz në port ka qënë një nga vinxhierët më të vjetër dhe më me përvojë në port Qirjako Moçi. Shkarkimin e tyre e ka ndjekur pranë vinxhit, vetë Enver Hoxha dhe Kadri Hazbiu. Enveri ishte i shqetësuar për përfundimin e operacionit të shkarkimit. Vinxhieri kujtonte se Enveri i kishte shkuar te vinxhi dhe i kishte thënë: - Dëgjo Qirjako, këto raketa i kemi blerë me djersen dhe gjakun e popullit , me flori.
Ndaj duhet kujdes i madh-. Qirjako kujtonte se si kanë shkarkuar rreth 28 copë raketa atë natë. Po ka çfaqur edhe dyshime se ky shkarkim ishte vëzhguar nga ndonjë shërbim i huaj zbulimi pasi në një distancë të konsiderueshme një person që gjuante peshk me grep te moli i peshkimit, për çdo raketë të shkarkuar shënonte një shënjë + në një paketë cigaresh diamanti. Qiriako Moçi që shkarkoi raketat e para që erdhën në portin e Durrësit ka punuar si vinxhier nga viti 1952 deri në vitin 1989 kur doli në pension. Ishte vinxhieri më jetegjatë në Portin e Durresit. Në të gjitha rastet e tjera kur vinin raketat nga Kina ato në port i priste Mehmet Shehu dhe Beqir Balluku.











