TIRANË- Ministri i ri i Brendshëm , Bledi Çuçi ka prezantuar anketimin e qeverisë suedeze mbi perceptimin e publikut për Policinë e Shtetit. Në fjalën e tij, Çuçi tha se 66% e publikut mendon se Policia i trajton me sukses. Ai ka shtuar se sipas këtij anketimi, Policia e Shtetit Shqiptare është më pak e politizuar se Polici në shtet te tjera si Mbretëria e Bashkua, Holanda, Franca.
“Kjo është shumë interesante, është një pyetje që iu jep përgjigje të gjithë atyre që nuk lënë vend pa shpifur, që Policia e Shtetit është bërë polici politike. Dhe është një përgjigje e drejtpërdrejtë, ku me kënaqësi e shohim që Shqipëria prapë është në një trajektore shumë pozitive, krahasuar me vendet e tjera. Shikoni ku kemi qenë në 2013, krahasuar me vendet europiane! Shiko ku është Shqipëria sot, në 2020, krahasuar me mesataren e vendeve europiane. Kemi lënë mbrapa madje edhe shtete si Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Spanja apo Franca për sa i përket perceptimit se sa e politizuar është Policia e Shtetit. Më vjen shumë mirë që publiku nuk është ndikuar në masë nga balta që i bëhet nga politika e mbrapshtë dhe nga gjithë sulmet e padrejta që pëson Policia e Shtetit”, u shpreh ministri Çuçi
Ndërkohë, një pikë tjetër, Çuçi tha se në 2020 njerëzit ndihen më të sigurt kur ecin natën në lagje në rrugë, se krimet kanë ardhur në rënie.
"80% e publikut janë të sigurt kur ecin vetëm në lagjen e tyre pasi është errësuar”, citoi Çuçi.












