Të rrethuar me femra, duke treguar muskujt e në mes të luksit, duket se krerët e grupeve kriminale komunikojnë më shumë se sa vetëm për 'çështje pune' me njëri-tjetrin.
Janë publikuar foto të mesazheve që ata shpërndanin në aplikacionin "ANOM", me sigurinë se askush nuk i përgjonte dot, duke rënë kështu në kurthin e FBI.
Janë publikuar po ashtu edhe foto të bisedave të tyre, ku flisnin lirshëm për mënyrën se si do të organizonin trafikimin e sasive të drogës.
Aplikacioni "ANOM" ishte pjesë e operacionit global të quajtur “Mburoja Trojane” dhe në total janë arrestuar 800 persona në 16 vende të botës dhe janë sekuestruar 32 ton kokainë dhe më shumë se 48 milion dollarë në para dhe kriptovaluta.











