Një hetim i bërë nga organizata për mbrojtjen e kafshëve "Four Paws" ka zbuluar se një restorant në Drilon të Pogradecit në Shqipëri ofron mish nga gjuetia e paligjshme e arinjve.
Sipas The independent, ata thonë se kjo tregti e paligjshme e jetës së egër që duhet të mbrohet ka dalë jashtë kontrollit në vend. Restoranti gjithashtu reklamon mishin e ariut në menunë e tij në Facebook.
Studiuesit thanë se ishte hera e parë që ata kishin parë mish ariu të gatuar në Evropë dhe ekspertët paralajmëruan që ky lloj mishi i papërpunuar mund të çojë në shpërthim të sëmundjeve zoonotike siç është koronavirusi që është përhapur shumë në të gjithë botën.
“Arinjtë kanë më shumë gjasa të jenë burimi një virusi zoonotik se çdo grup tjetër i specieve. Gatimi i mirë është shumë i efektshëm për të shkatërruar virusin Covid-19 dhe infeksione të tjera, por që ngrënia e arinjve është, natyrisht, shumë e padëshirueshme për shumë arsye, duke përfshirë konservimin dhe mirëqenien e kafshëve, nëse ato janë mbajtur në robëri para duke u vrarë ”, tha ai.
Mishi mund të shkaktojë sëmundje të shkaktuar nga parazitët, me simptoma përfshirë diarre, ngërçe, ethe dhe halucinacione. Prof James Wood, drejtor i departamentit të mjekësisë veterinare dhe një ekspert i infeksionit në Universitetin e Kembrixhit, tha që Covid-19 dhe viruse të tjera zoonotike mund të barten nga mishi i kontaminuar nga çdo specie.
Sipas hetimit, arinjtë, majmunët dhe zogjtë grabitqarë janë ndër kafshët e gjalla që shiten në vendet e njohura të tregut online në internet, duke ngritur frikë për mbijetesën e këtyre specieve.
Organizata për mbrojtjen e kafshëve "Four Paws" zbuloi se dy nga faqet kryesore në internet të Shqipërisë po publikonin dhjetëra reklama duke shitur arinj të murrmë dhe specie të tjera që mbrohen me ligj. Këto kafshë mbahen në kafaze derisa u vjen koha që të gatuhen apo të shiten.
Ky është një biznes fitimprurës: për shembull një majmun i vogël kapuçin u ofrua për 750 € (675 £), dhe një buf hambari, një këlysh ariu dhe një ujk për 500 € secila.












