Arilena Ara fiton Festivalin e 58, përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion (FOTO)

1 / 16
2 / 16
3 / 16
4 / 16
5 / 16
6 / 16
7 / 16
8 / 16
9 / 16
10 / 16
11 / 16
12 / 16
13 / 16
14 / 16
15 / 16
16 / 16
23 Dhjetor 2019, 11:49

Arilena Ara është shpallur fituesja e cmimit të parë të Festivalit të 58 të Këngës në Radio-televizionin Shqiptar me këngën e saj "Shaj". Këngëtarja e njohur do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës "Eurosong 2020".  Ajo arriti të triumfojë mes 12 artistëve finalistë, e ndërsa Elvana Gjata, e cila u përfol si një nga fitueset e këtij festivali u rendit në vendin e dytë. Në vendin e tretë u rendit Sara Bajraktari. Në fjalën e saj si triumfuese e këtij festivali, Arilena u shpreh se nuk bënte muzikë për trofe, teksa ia dedikoi fitoren babait të saj, që e sheh nga lart.

Kupën e fitores ia dorëzoi Jonida Maliqi, fituesja e Festivalit të 57 të Këngës që përfaqësoi Shqipërinë në skenën europiane, duke e quajtur atë një përvojë të paharrueshme.

b.ha./Shqiptarja.com