Arkivat e Vatikanit/ Zbulohet relacioni i Stefano Gasparit i vitit 1962 (FOTO)

Kapaku i relacionit të Stefano Gasparit

1 / 4

Kapaku i relacionit të Stefano Gasparit nga Napoli

2 / 4

Kapaku i relacionit të Stefano Gasparit nga Vatikani

3 / 4

Mark Palnikaj në arkiv në Vatikan

4 / 4
20 Janar 2019, 09:24

Ky dokument konsiderohet relacioni më i rëndësishëm për Historinë e Shqipërisë për shekullin XVII krahas relacionit të Marin Bicit të vitit 1610.

I shkruar në 125 faqe format i madh, ky shkrim i tejkalon kufijtë e një relacioni informativ dhe ka rëndësinë e një studimi të plotë për zonat që ai i studioi dhe i shkeli me këmbë për dymbëdhjetë muaj pa ndërprerje.

Rëndësia e këtij relacioni qëndron në faktin se popullsia e Shqipërisë së Veriut e përfshirë në territoret e shtatë dioqezave, në shumicën dërmuese i kishte mbijetuar asimilimit fetar dhe nuk e kishte pranuar të bëhej renegat i fesë katolike në pjesën më të madhe të tij.

Këtë qëndresë e kishin bërë në mënyrë të pavarur dhe pa mbështetje nga Selia e Shenjtë për afër një shekull e gjysmë.

Në masë të madhe ata jetonin si shqiptar por si të krishterë jetonin vetëm për forcë zakoni dhe jo sepse kisha romane kishte treguar ndonjë përkujdesje për ta.