ELBASAN - Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit si autor i të paktën gjashtë vjedhjeve të dokumentuara. Melser Jangulli, 29 vjeç, banues në lagjen "Vullnetari", Elbasan, u arrestua në kuadër të operacionit "Nata e fundit". Argjendaritë, dyqanet dhe kioskat ishin 'preja' e preferuar e 29-vjeçarit i cili vetëm këtë muaj ka arritur të vjedhë 5 biznese. Grabitjen e fundit i riu e ka kryer një ditë më parë në lagjen "Qemal Stafa" në Elbasan ku vodhi bizhu dhe sende të tjera të çmuara në argjendarinë e Xh.H.
Në cilësinë e provës materiale 29-vjeçarit iu sekuestruan sendet e vjedhura si unaza, varëse, byrzylyk, disa monedha metalike, aparatet celuar si dhe pajisjet me të cilat autori dyshohet se i ka përdorur për të kryer vjedhjet, një çantë, sqepar, një palë pinca, 2 kaçavida, një levë metalike.një palë gërshërë prerëse, një material qafore leshi deveje me ngjyrë të zezë dhe shirita.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Nata e fundit" . Operacioni nga strukturat e Komisariatit të Policisë Elbasan. Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë në Elbasan. Arrestohet në flagrancë një 29 vjeçar, autori i vjedhjeve.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura, si dhe sendet që autori dyshohet se i ka përdorur për të kryer vjedhjet.
Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, nga Specialistët për Hetimin të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, është bërë e mundur zbardhja e një sërë vjedhjesh të ndodhur më parë.












