Arrestohet biznesmeni 'mik' i Bashës, u dënua me 8 vite për 130 kg kanabis të kapura në Durrës (FOTO)

Postimi i fotos me Arben Xibrin nga Basha në 2012

1 / 12

Basha gjatë një takimi me Arben Xibrin

2 / 12

Basha gjatë një takimi me Arben Xibrin

3 / 12

Arben Xibri

4 / 12

Kamioni dhe droga e kapur në 2016 në portin e Durrësit

5 / 12

Droga e kapur në 2016 në portin e Durrësit

6 / 12

Kamioni ku po transportohej droga në 2016

7 / 12

Droga e fshehur në kamion

8 / 12

Droga e fshehur në kamion

9 / 12

Droga e fshehur në kamion

10 / 12

Skaneri që ju bë kamionit

11 / 12

Droga e kapur në 2016 në portin e Durrësit

12 / 12
18 Shkurt 2019, 13:47

Pas dy viteve në arrati, Policia e Tiranës ka vënë në pranga 53-vjeçarin Arben Xibri, i cili është i akuzuar për trafikun e 130 kg kanabisi. Xibri është dënuar në mungesë nga Gjykata e Tiranës me 8 vite burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”.

Rasti i trafikut të drogës u parandalua nga policia në vitin 2016, kur efektivët e Antidrogës në portin e Durrësit ndaluan automjetin që do të trafikohej drejt Italisë dhe brenda të cilit ndodhej sasia e lëndës narkotike. Në atë kohë u arrestua shoferi Edmond Xhaja 48-vjeç.Por organizator i këtij trafiku dyshohet të jetë Arben Xibri, biznesmen, një person i afërt me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha sic shihet edhe nga një foto e tij në Facebook.